Shqiptari u shfaq nervoz. Policia italiane i kontrollon shtëpinë, i gjen 1.5 kg marijuanë dhe para

Një shqiptar u arrestua në Abbietograso të Milanos në Itali, pasi në tavanin e dhomës së gjumit iu gjet 1.5 kilogramë marijuanë.

Karabinierët kanë zhvilluar operacion të zakonshëm, por nervozizmi burrit dhe gruas së tij, kanë bërë që policia të dyshojë se ata po fshihnin diçka. Dhe dyshimi ka rezultuar i vërtetë, shkruajnë mediat italiane.

foto galeri

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari rreth 40 vjeç u arrestua nën akuzën e mbajtjes së drogës. Falë nuhatjes së qenve të drogës, u gjetën tre “pako” marijuanë me një peshë prej 1.5 kilogramë marijuanë. Një pjesë e mirë e drogës ishte fshehur në tavanin e dhomës së gjumit.

Po ashtu, karabinierët kanë gjetur edhe 950 euro të gatshme, të cilat janë konfiskuar. Burri që jetonte në periferi të Milanos, kishte qenë më herët i dënua për vjedhje dhe drogë. Ai u dërgua në burgun e Vigevano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?