Shqiptari vdes live në Facebook

Pak minuta para se të vdiste kishte hyrë live në rrjetin social Facebook. Bëhet fjalë për Beg Morinën me prejardhje nga Prizreni, por që jeton që disa vite në Hungari. Makina e tipit ‘Mercedes’ raportohet se ishte në shpejtësi të madhe dhe në afërsi të një rrethi, kishte humbur kontrollin për të dalë tërësisht nga rruga.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.

E tashmë i ndjeri, Beg Morina, mbrëmë kishte hyrë LIVE në rrjetin social në Facebook, derisa ishte duke drejtuar makinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vdekja e të ndjerit është konfirmuar edhe nga të afërmit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?