Shqiptari vret gruan në mes të rrugës

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur qytetin e Bolzanos në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se të shtunën një 29-vjeçar nga shqipëria ka qëlluar me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij. Kalimtarët janë tmerruar kur kanë parë momentin kur bashkëshorti pas sherrit ka qëlluar me thikë gruan.

Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?