Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë a ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?