Shqiptari vret kunatin, zbulohet shkaku dhe emrat

Një sherr për motive banale në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali është shndërruar në një tragjedi.

45 vjeçari Shpendi Alushi është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij Luan Zalta me profesionin kamionist.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Nettunos në provincën e Romës, ditën e dielë datë 27 tetor.

Autori i krimit 50 vjeçari Luan Zalta është vëllai i bashkëshortes së viktimës.

Viktima Shpend Alushi së bashku me familjen banonte në komunën Casal De Principe të Casertas. Ditën e dielë së bashku me bashkëshorten e tij mbërrijnë në banesën e Luan Zaltës në qytezën e Nettunos.

Sipas dëshmive të familjarëve një sherr mes dy kunetërve ka degjeneruar fillimisht në dhunë fizike e më pas ka qenë Luan Zalta i cili ka qëlluar me pushkë kunatin e tij Shpend Alushi.

Një plumb i vetëm e ka marrë në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen. Ai ndërroj jetë pak orë pas ngjarjes në spitalin e Anzions.

Autori i krimit 50 vjecari Zalta ka lajmëruar forcat e rendit e është vetë dorëzuar tek autoritetet italiane.

Arma e zjarrit rezulton të jetë e paregjistruar.

Sipas dëshmitarëve motivi i vrasjes janë akuzat për tradhëti bashkëshortore që autori i krimit kishte ngritur ndaj viktimës.

Prej kohësh marrëdhëniet mes dy kunetërve ishin konfliktuale

SHKARKO APP