Shqiptari vret një pensionist që po tërhiqte para në bankomat, arrestohet

Një i moshuar tentoi të kundërshtojë 2 grabitësit që i kërkuan paratë e sapo-tërhequra në një bankomat, por ata qëlluan me 2 plumba në bark të cilët i morën jetën.

Kjo është historia e 69-vjeçarit italian Giovanni Caramuscio, ish-funksionar banke tashmë në pension që u vra mbrëmjen e së shtunës në Lequile të Lecces në Itali.

Ngjarja ndodhi në sytë e bashkëshortes së po priste në makinë. Njëri nga grabitësit ishte i armatosur me një pistoletë Beretta të kalibrit 9.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane shkruajnë se policia ka arrestuar njërin nga agresorët. Ai është shqiptari me iniciale P. Meçaj, 31 vjeç ndërsa vëllai i tij është në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori i krimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?