Shqiptari vret veten në burg, shoku i dhomës nuk kuptoi asgjë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Italisë. Një shqiptar i moshës 49-vjeç, i cili vuante në burgun e Bolonjas të Italisë, ka vrarë veten para dy ditësh. Sipas mediave të huaja, shqiptari ndodhej në paraburgim në një qeli me një të burgosur tjetër, i cili nuk kishte kuptuar asgjë se çfarë kishte ndodhur.
”Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg”,- tha Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale.
Nuk dihet ende se cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar shqiptarin t’i jepte fund jetës dhe arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.