Shqiptarit 14- muaj burg në Angli, akuza edhe si mosmirënjohës

Shoferi “pilot” shqiptar, i përfshirë në një përplasje fatale me çiklistin Michael Dixon, në dhjetor të vitit të kaluar, në Horsham të Britanisë së Madhe, është dënuar me 14 muaj burg nga gjykata. Ai u shpall fajtor nga një gjykatë britanike, për vdekjen nga pakujdesia të një shtetasi britanik. Vendimin e mori Gjykata e Lewes Crown. Zija Lushi, i njohur gjithashtu si Luigi Dannile, një shqiptar 26-vjeçar që banonte në Copsale, është dënuar me 14-muaj burg. Makina e tij,  “Citroen C2” goditi Dixon më 8 dhjetor të vitit të kaluar.  Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, fatkeqësisht 65-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes. Stafi i gjykatës tha se menjëherë pas burgut, shqiptari do të depërtohet në vendin e tij. Në një seancë të mëparshme, ai ishte deklaruar fajtor për ngjarjen, ndërsa e ngiste makinën të palicencuar dhe të pasiguruar, edhe pse nuk ka marrë asnjë dënim të veçantë për atë vepër. Dikson ishte një inxhinier i sapodalë në pension dhe kishte gruan dhe dy fëmijë. Një deklaratë nga familja e tij, që u lexua në gjykatë, u tha se i ndjeri i këtij aksidenti, i sapo dalë në pension e kishte çiklizmin si një hobi, madje ishte bërë një çiklist me përvojë, derisa humbi jetën pas përplasjes me makinën e shqiptarit.  Pas dënimit, në gjyq vendimi i lexuar nga George Lawson-Rogers, i tha Zija Lushit se “Është e vetëkuptueshme se kemi të bëjmë me një rast tragjik, që solli vdekjen e një burri me shumë vlera, babait dhe gjyshit, një njeri i cili, është e qartë, se ende kishte shumë për të kontribuar, si për të tjerët dhe për veten e tij.” Rogers iu drejtua më tej shqiptarit direkt, – “Ti e ke treguar veten të jesh dikush që nuk ka respekte për ligjet e këtij vendi. Ju erdhët në këtë vend nga Shqipëria, me dokumente false, në shkelje të ligjeve të këtij vendi. Por i keni marrë jetën një njeriu për shkak se keni menduar më tepër për dëshirat tuaja, si për të pirë një cigare. Kështu kemi menduar se ajo është më e rëndësishme sesa të mendonit për t’iu bindur ligjeve të këtij vendi. Keni ardhur këtu në kërkim të një jete më të mirë, por e tilla ishte mirënjohje tuaj.”

A.      Muraçi

SHKARKO APP