Shqiptarit i vihet prangat në spitalin e Amsterdamit pas atentatit, kërkohej në Itali

 

I kërkuar nga Italia për trafik droge, shqiptari kapet në Amsterdamit pas atentatit

Bujar Kurti, shqiptari 28 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik kokaine, u kap në një spital në Holandë.

Ai qëndronte në spitalin e Amsterdamit,  pasi ishte shtruar sepse kishte rënë pre e një atentati.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin Scottadito, më 11 dhjetor ku Kurti u qëllua në një atentat në Amsterdam, por  i shpëtoi ekzekutimit.

Ai është arrestuar të mërkurën e kaluar në Holandë, pasi autoritetet zbuluan se shqiptari që kërkohej në Itali për trafik kokaine.

Emri i tij përfundoi në dosjet e operacionit “Rifresh”, me disa shqiptarë të tjerë që drejtonte trafikun e drogës nga Iseo për në gjithë Italinë e Veriut.

Operacioni i policisë italiane në Brescia kishte çuar në arrestime të shumta të disa personave dhe sekuestrimin e më shumë se 40 kg kokainë.

SHKARKO APP