Shqiptarit i zbulohet skema e mashtrimit në aeroport, do nisej me dokumente false drejt Anglisë

Ladimir Muça është shqiptari që është arrestuar në aeroportin e Catanias në Itali, pasi rezultonte i pajisur me dokumente identifikimi greke false.

Raportohet se 44-vjeçari shqiptar do të niste udhëtimin drejt Londrës, mirëpo skema e tij e mashtrimit u zbulua shumë shpejt.

Agjentët e kontrollit doganor u bënë dyshues për vërtetësinë e këtij dokumenti dhe kryen hetime të mëtejshme duke përdorur mjetet e tyre të identifikimit.

Menjëherë, ata konstatuan se dokumenti nuk korrespondonte absolutisht me origjinalin, pasi ishte një falsifikim total.

Shqiptari fillimisht u arrestua dhe pas disa procedurash hetimore u la sërish i lirë.

SHKARKO APP