Shqiptarit në Itali i djegin lokalin, cili ishte mesazhi i koduar që i dhanë?

Disa biznese në qytetin e Foggias, Itali kanë rënë pre të terrorizimeve nga autorë të ndryshëm gjatë javëve të fundit.

Mes lokaleve ndaj të cilëve kanë pre e këtyre atentateve ka qenë edhe lokali i një shqiptari.

“Lokali “Daniela” në lagjen “Ferrovia” të Foggias e në pronësi të një shtetasi shqiptar u shkatërrua nga një zjarr i qëllimshëm mëngjesin e datës 4 shkurt”, informon policia italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ky rast i fundit ka përshpejtuar ekzekutimin e operacionit të koduar “Chorus”, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm çoi në arrestimin e 15 personave si përgjegjës të atentateve ndaj sipërmarrëve në Foggia e anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet e policisë italiane falë dhe dëshmive të sipërmarrësve kanë zbardhur aktet kërcënuese që ky klan mafioz kryente ndaj sipërmarrësve në Foggia duke vënë nën kontroll territori  në disa zona të Foggias me ekzekutimin mesatarisht të një gjobëvënie çdo katër ditë.

Akuza ndaj të arrestuarve është antentate e tentativë vrasje, kërcënime të dhunshme e grabitje me armë ndaj bizneseve të shumta.

Operacioni i sotëm është ekzekutuar më urdhër të Prokurorisë e në bashkëpunim me Antimafian e Policinë Financiare, shkruan “Ora News”. Sipas raportit të policisë italiane më 30 janar një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar një biznes shitjesh elektroshtëpiake, më 25 janar një bombë artizanale ka shkatërruar një dyqan artikujsh kinezë e më 23 janar një tjetër bombë artizanale ka shkatërruar një biznes shitje prodhimesh bukurie.

Sipas mediave italiane, lokali i shkatërruar “Daniela” në pronësi të një shtetasi shqiptar frekuentohej nga persona me precedent penalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?