Shqiptarja bëhet nënë në moshën 58-vjeçare, babai 72-vjeç
Një grua shqiptare, në moshën 58- vjeçare ka mundur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ngjarja ka ndodhur në Leverkusen të Gjermanisë dhe është përcjellë me shpejtësi në mediat gjermane. Mamaja Flora dhe i sapolinduri, vogëlushi Florian janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ndërkohë babai i fëmijës, 72-vjeç tregon se është shumë i lumtur dhe se kishte plot 25 vite që priste të bëhej me fëmijë. “Ai është kaq i bukur. Gjithashtu ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli”.
Mjekët shprehen se kjo është një ngjarje e rrallë dhe se në 10 vitet e fundit nuk është parë të ndodhë një lindje e tillë në Leverkusen.
KOHA JONË SONDAZH

