Shqiptarja humbi jetën pasi ra nga 8 metra lartësi, zbardhen detaje të reja nga hetimi

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin italian të Piacenza-s, ku një e re shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga lartësia pranë banesës së saj.

Viktima është Anxhela Byku, 20 vjeç, e cila ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda të marra nga një rënie prej rreth tetë metrash në oborrin e pallatit ku jetonte, në rrugën Via Beverora.

Sipas mediave lokale italiane, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një aksident tragjik, dhe jo për një akt të qëllimshëm apo për ndërhyrje të personave të tretë. Hetimet për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga Arma dei Carabinieri.

Swiss Digital Desktop Reklama

E reja, e njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Angi”, u gjet e shtrirë në oborrin e ndërtesës nga një fqinj mëngjesin e së martës, në gjendje shumë të rëndë. Ajo u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet paraprake dyshohet se 20-vjeçarja po gatuante në shtëpi kur është shpërqendruar nga zilja e derës dhe ka dalë jashtë apartamentit pa marrë çelësat me vete. Pasi mbeti jashtë dhe në pa mundësi për të hyrë, ajo dyshohet se ka tentuar të ngjitet në fasadën e ndërtesës duke u kapur pas parmakëve, për të arritur në ballkonin e apartamentit në katin e dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?