Shqiptarja martohet me italianin, përfundon prostitutë në Itali

 

Ëndrra ë një vajze shqiptare nga Korça ka përfunduar në makth pas martesës me një shtetas italian.

24-vjeçarja V.Sh u martua me italianin Tomcho Tomov por pas martesës ai e mori në Italia ku e shndërroi në prositutë.

Tomov në bashkëpunim me Alesio Çullhaj kanë trafikuar V.Sh dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për secilin prej tyre.

Tomov dhe V.Sh kanë një martesë katërvjeçare dhe një fëmijë të mitur por pas martesës ai nisi të dhunonter shtetasen shqiptare dhe më pas e detyroi të prostituonte në shtëpi.

Ka qenë Çullhaj që ka bërë transportimin e të resë drejt Italia e cila është deportuar në Shqipëri pasi u ka kërkuar ndihmë autoriteteve italiane.

SHKARKO APP