Shqiptarja pjesë e ushtrisë amerikane si pilote, Yuri Kim: Njeri që njeh punën e palodhur

Stërvitja ushtarake “Defender 2021” ka sjellë për herë të parë në vendin tonë, piloten shqiptare Valdeta Mehanja, e lindur në Kosovë por shtetase amerikane. Historinë e togeres shqiptare, e ka postuar në profilin zyrtar në “Facebook”, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, ku në deklaratën e saj thuhet se nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë togerja, shkruhet në postimin e ambasadores.

Valdeta Mehanja, ishte teogerja e 2-të, një pilote në ushtri, mban ngjyrat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Kim në postimin e saj e përshkruan atë si një pilote të palodhur. “Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë”, shkruan Kim.

Mehanja thotë se ky mision ndihet si “plotësimi i një rrethi”. Ajo u rrit e varfër dhe familja e saj u bë refugjate gjatë luftës. Vite më vonë, si kontraktor për Departamentin e Mbrojtjes, autokolona e saj që udhëtonte për në Bagdad u zu pritë nga mjete shpërthyese të improvizuara dhe të shtëna me armë.

“Kjo më bëri të dëshiroj të bashkohem me aviacionin. E dija që kisha një mision më të madh”. Që atëherë, Mehanja e ka arritur atë qëllim dhe është bërë një pilote për Ushtrinë Amerikane. “Isha aq e ngazëllyer. Nuk mund ta besoja që njësia e Gardës në të cilën unë u bashkova po shkonte në Shqipëri. Nuk e kuptova sa i bukur është ky vend derisa të fluturoja përreth maleve. Unë nuk mendoj se mund të kisha vizituar Shqipërinë në një mënyrë më të mirë”, tha ajo.

SHKARKO APP