Shqiptarja tmerrohet nga i dashuri në Itali, e nxjerr prostitutë sapo lind vajzën

Një vajzë e re shqiptare është tmerruar nga i dashuri i saj në Itali. Ajo arriti në Piacenza me të dashurin e saj, një 40-vjeçar, ndërkohe që ishte shtatzënë.
Por sapo lindi vajzën ai në bashkëpunim me të tjerë, e nxorrën në rrugë të prostituonte. Madje, i vunë kusht, që do të shihte vajzën vetem nëse arrinte të fitonte 200 euro në natë.
Policia italiane ka gati dosjen në të cilën janë përfshirë së paku 5 persona, edhe dy të huaj, të cilët njohën si të vetin fëmijën e vajzës shqiptare. Pjesë e dosjes është edhe i dashuri (dhe babai i vërtetë) i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe për deklaratë të rreme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?