Shqiptarja turpërohet keq në Itali, e kapin duke vjedhur: Jam e sëmurë
Turpërohet keq një shqiptare 32-vjeçare në Itali. Gruaja me inicialet I.M. u arrestua me akuzën e vjedhjes, pasi u kap mat në një supermarket teksa kishte vjedhur një sërë produktesh.
Ngjarja ka ndodhur në Raguza dhe sipas mediave italiane, gjithcka është konstatuar nga një person shërbimi në supermarket.
Gruaja, pasi kishte mbushur koshin, iu drejtua arkës, por pagoi vetëm një pjesë të vogël të asaj që kishte përlarë nga raftet.
Kontrolli i zbuloi gjithçka që kishte vjedhur dhe e kishte futur në çantë, përfshirë pako me teste shtatzënie dhe disa ushqime.
Të gjitha mallrat janë kthyer menjëherë dhe drejtori i supermarketit ka propozuar ankesë të rregullt. Gruaja, rezultoi se nuk e kishte për herë të parë këtë punë, madje para policisë ajo befasoi teksa u përpoq të justifikonte veten duke e quajtur veten të prekur nga kleptomania.
KOHA JONË SONDAZH

