Shrytëzonin një të mitur për prostitucion, arrestohetn 2 të rinj në Durrës

 

2 të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi shfrytëzonin një të mitur për prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Durrësit pas një hetimi një mujor kanë finalizuar operacionin e koduar ”Studenti”, ku kanë arrestuar në flagrancë:
• Abiela Tafa 21 vjeçe, banuese në Tiranë
• Dritan Mici 25 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për B.K. 38 vjeç, banues në Prishtinë.

Ndaj shtetasve të mësipërm ka bërë kallzim shtetësia me iniciale I.D. 15 vjeçe, banues në Durrës.

Ajo ka deklaruar se është shfrytëzuar për një periudhë kohore 1 mujore për qëllim prostitucioni nga shtetasit Dritan Mici dhe Abiela Tafa kundrejt pagesës 10.000 lekë ose 50 euro në hotele të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit.

B.K. ka biseduar me Abiela Tafën për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me iniciale I.D. kundrejt pagës prej 50 euro.

SHKARKO APP