Shtabi i Emergjencave: Do ketë sërish përmbytje në Lezhë (VIDEO)

 

Qytetaret e Lezhës dhe fshatrave përreth duhet të qëndrojnë në gatishmëri. Edhe këtë dimër përmbytjet nga reshjet për ta janë të pashmangshme. Në këtë përfundim kanë dalë përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave në mbledhjen e radhës. 

Pas një analize të bërë për gjendjen rezulton se ka mangësi në mjete dhe financa, ka një rrjet të amortizuar elektrik, bllokim të kanaleve kulluese dhe ndërtimeve pa kriter të cilat kanë bllokuar rrjetin kullues. 

Këto problematika të cilat kanë qenë shkaku i përmbytjeve të mëparshme janë ende prezente dhe për këtë arsye përmbytjet do të vijojnë edhe këtë vit. 

Ndërsa Shtabi i Emergjencave civile në Lezhë e mbylli mbledhjen e tij, fati i këtij qarku në reshjet e ardhshme intensive të shiut nuk dihet se cili do jetë.

SHKARKO APP