Shtatë mijë maturantë testojnë njohuritë në testin e gjuhës dhe letërsisë

Maturantët u kthyen sërish të premten në gjimnaze, këtë herë për t’ju nënshtruar provimit të gjuhës dhe letërsisë. Në dispozicion kishin vetëm katër ditë kohë, gjatë të cilave thane se nuk kanë pasur mundësi të përgatiten mjaftueshëm’

Provimi nisi në orën 10 me këshillat e mësuesve dhe prindërve për tu treguar të qetë gjatë testimit.

Edhe ky provim zgjati 2 orë e gjysmë, ndërsa maturantët iu janë përgjigjur 25 pyetjeve, 12 prej të cilave me alternative. Në përfundim, shumë prej tyre e vlerësuan testin mesatar ndërsa më shumë vështirësi thanë se hasën për realizimin e esesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kishte edhe nga ata të cilët thanë se ia dolën t’ju japin përgjigje të gjitha pyetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maturantët mohuan para kamerës të jenë konsultuar me njeri-tjetrin apo të kenë kopjuar.

Edhe ata që u morën me mbarëvajtjen e provimit thanë se procesi ishte i qetë.

Fill pas përfundimit të provimit ishte deputeti demokrat Luciano Boçi i cili publikoi në rrjetet sociale tezat e provimit me pretendimin se ato kanë qarkulluar prej orësh. Provimi i rradhës do të jetë ai i matematikës që do të zhvillohet në datën 13 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?