Shtatë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. Zh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. A., 26 vjeç dhe A. Rr., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. I., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

—-

Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasve R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. Zh., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë.

  • Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit në kërkim I. A., 25 vjeç, sepse në rrugën “Irfan Tomini”, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP