Shtëpia e Bardhë dëbon 10 diplomatë rusë, Xhaçka: Shqipëria krah SHBA-së
Shqipëria mbështet tërësisht vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksione ndaj Rusisë. Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një statusi në mediat sociale ka deklaruar se vendi ynë “është në krahun e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe i cilëson masat si proporcionale dhe të drejta. Rusia duhet të marrë përgjegjësitë për aksionet e saj, që shkojnë kundër sistemeve të bazuara në ligj dhe cënon sigurinë tonë”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Masat vijnë në përgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, si dhe sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane.
Sipas Shtëpisë së Bardhe dhjetë diplomatët që po dëbohen janë përfaqësues të shërbimeve ruse të inteligjencës. Presidenti Joe Biden tha se përpjekjet e Rusisë për të minuar zgjedhjet e lira si dhe aktiviteti kibernetik, përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë amerikane.
#Albania fully supports #US measures in response to Russia's actions against the US & our allies. We stand by the US and deem these measures to be proportionate & just. #Russia must be held accountable for its actions that go against the rule-based system & threaten our security.
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) April 15, 2021