Shtëpia e tragjedisë në Bulqizë
Kjo është shtëpia ku ndodhi tragjedia në Bulqizë e cila tashmë ka hapur dyert e mortit. Kryefamiljari Ylber Tola ka humbur bashkëshorten bashkë me dy fëmijë ndërkohë që fëmija tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën. 3 pjesëtarët e familjes së tij humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda banesës së tyre. Ata u gjetën pajetë nga një afërme e tyre e cila menjëherë njoftoi ambulancën për ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, në Ostrem të Bulqizës.