Shtëpia plotë me drogë, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë të moshave 43 dhe 47 vjeç, të cilët janë kapur në një kasolle në Familli me 16 kg kokainë dhe 800 gr hashash.

Oficerët e policisë ishin duke monitoruar lëvizjet e tyre përmes kamerave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacionet kanë vijuar me kontrollin në shtëpi të të arrestuarit, duke bërë të mundur gjetjen e 280 g të tjera hashashi të fshehur në bodrum. Kërkimet janë shtrirë edhe në banesën e vëllait, i cili brenda garazhit ka fshehur 9 kg të tjera kokainë brenda një kasaforte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësohet se sasia e sekuestruar, pasi të dilte në treg, do të kishte faturuar mbi 1.5 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?