Shtëpia u dogj në mesnatë dhe 4 familje janë në rrugë, kryefamiljari: Njerëzit m’i nxorri jashtë fqinji

Nuredin Jangullin e njoftuar se në shtëpinë e tij kishte rënë zjarr në mesnatë. Ai tregon se familjarët e tij jashtë i kanë nxjerrë fqinjët, duke u shpëtuar kështu jetën, por që gjithçka është shkatërruar.

“Unë isha turni i tretë. Gjithçka është shkrumbuar këtu. Për momentin fëmijët i kam çuar te njerëzit e mi. Gocën e kam 8 muajshe dhe çunin e kam 8 vjeç”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se godinë jetonin 4 familje, ndërsa godina ndodhet pak metra mbi qendrën sociale. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP