Shtëpia u plasarit nga reshjet, evakuohet familja në Torovicë
Aktualitet E Hënë, 11 Janar 2021 21:31
Një tjetër banesë është cilësuar e pabanueshme në Torovicë të Lezhës për shkak të rreshqitjeve të dheut.
Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuimin e familjes drejt një zone më të sigurt. Shtëpia ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.
Banesa e Mark Majamalit ka nisur të rrëshqasë ditën e sotme si pasojë e reshjeve intensive të shiut që provokuan shembjen e dheut.