Shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit në 2019, Rama: Janë falas, edhe ne bëjmë gabime
Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të diel se të gjithë familjeve që po u ndërtohen shtëpitë si proces i rindërtimit pas tërmtetit të 2019, do ta marrin shtëpinë falas. Ai hoodhi akuza ndaj përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas kreut të qeverisë dezinformojnë popullin. Po ashtu,
”Familjet që janë këtu dhe ato që do të marrin kontratën nuk janë familje të pasura. Nuk janë familje që do ta kishin mundësinë në të shumtën e rasteve që të shlyenin shtëpitë e reja duke marrë kredi. Sado vite t’i linim ne mundësi shlyerje do ishte hall i madh.
Se jemi ne këtu dhe nuk janë honxhobonxhot e tjerë që vijë si hiena që u thonë njerëzit që jo vetëm do marrin shtëpitë, por do vijnë oligarkët, ndodh e kundërta e asaj që ka ndodhur me programet e rindërtimit në Europë.
Ne jo vetëm që do u japim shtëpi të gjithëve por nuk do të kërkojmë asnjë qindarkë mbrapsht. Të gjitha shtëpitë janë falas. Prandaj jemi ne këtu. Ne jemi këtu për atë moto që është e imja dhe e jona që të mos lemë asnjë njeri vetëm. Nuk jemi aq të zotë sa çdo gjë ta bëjmë shumë mirë, ka dhe gjëra që nuk i bëjmë mirë.
Nuk jemi të rënë nga qielli që të mos bëjmë gabime dhe ndonjëherë të mos e dhjesim muhabetin, por në fund të ditës ne jemi ata që kemi bërë do të bëjmë për këtë vend atë që të tjerët nuk e çojnë nëpër mend dhe e dyta kur e bëjmë ne kërkojmë ndjesë dhe nuk e përsërisim”, tha Rama.