Shtërngata shiu javën tjetër
Instituti i Gjeoshkencës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme në Shqipëri dhe sipas prashikimit rezulton se edhe java e ardhshme do të jetë ashtu si fundjava që po lëmë pas.
Shiu dhe shtrëngatat nuk do të “na ndahen” as ditën e nesërme, pavarësisht se reshjet do të jenë më të pakta. Ditën e nesërme pritet që shumë qarqe të vendit të pushtohen nga reshjet e shiut të cilat do të bien në formën e shtrëngatave. Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë dhe nuk do të arrijnë më shumë se 23 gradë celcsiu.
Për më tepër shikoni tabelën e publikuar nga IGJEUM:

RESHJET
Nesër (e hënë, dt.07) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
KOHA JONË SONDAZH

