Shtet k*rvë! Humbi zërin pas operacionit, kërkoi drejtësi por çohet në qeli

Suzana Skeja është viktima e radhës e sistemit të shëndetësisë dhe ligjeve që nuk funksionojnë apo nuk marrin në konsideratë, siç edhe e dinë të gjithë, problemet e qytetarëve në Shqipëri.

Historia e vajzës fatkeqe ka shkaktuar menjëherë revolta dhe indinjata publike.

Vajza ka humbur zërin gjatë një operacioni për tiroidet të kryer në vendin tonë dhe prej kohësh ka kërkuar që drejtësia të shkojë në vend dhe përgjegjësit për fatkeqësinë e saj të vihen përpara ligjit.

Suzana kreu ndërhyrjen në nëntor të vitit 2010, pasi u konsultua me mjekun përgjegjës në QSUT. Pas operacionit zëri i saj ishte larguar pothuajse plotësisht, ndërsa shenja post-operative ishte shumë e madhe për një ndërhyrje të tillë.

Falë ndryshimit të zërit ajo tani nuk mund të gjejë asnjë vend pune dhe e gjithë situata në të cilën ndodhet u pasua nga një tronditje psikologjike. Sot Suzana ka ngritur padi për QSUT dhe për disa klinika private që operojnë në Tiranë, të cilat gjykata i ka favorizuar.

Skeja ka kërkuar ndihmë në disa institucione, përfshirë këtu edhe Kryeministrinë, nga ku efektivët e policisë, në nerva e sipër me këmbënguljen e saj, e dërguan në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

Në pamundësi për të ngritur zërin, ajo ka gjetur një mënyrë për reagim në Facebook, “Shtet kurv… doktora kasapë e gjyqtarë të korruptuar…nuk ka fakte që zëri ka ikur nga operacioni,” – thekson  Suzana, duke gjetur solidaritetin e  madh të publikut.

SHKARKO APP