Shteti Bektashi, Berisha: Skenari erdhi nga Vuçiçi dhe Rama po ngul thi@ë pas shpine kombit
Sali Berisha nga dritarja e banesës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, nuk ngushëlloi familjen Bunjaku por vrapoi për të ndihmuar vëllain e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç. ”Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç”, u shpreh Berisha.
Për të skenari i ”Shtetit Bektashi” është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, por edhe ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. ”Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mbrojtën doktrinën e shqiptarësisë”, tha Berisha.
Ai u ndal propozimi skandaloz dhe ogurzi i Ramës për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri. ”Propozimi i Edi Ramës për shtetin e ri është një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.