Shteti i ri Bektashi në Tiranë, Meta: Shashkë politike në prag të zgjedhjeve

Kreu i PL, Ilir Meta, është shprehur kundër krijimit të shtetit të ri bektashi, ndërsa e ka cilësuar si ide e pakonsoliduar.

Në një konferencë për shtyp, ditën e sotme, teksa ka folur mes për iden e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ai tha se kjo vjen në prah të zgjedhjeve të ardhshme.

Grabitësi më i madh në këto 34 vite i pronave të bektashinjve dhe komuniteteve fetare në vendin tonë hodhi idenë e krijimit të shtetit në prag të zgjedhjeve, në mënyrë të njëanshme dhe të paqartë çdo përpjekje politike për ta identifikuar Shqipërinë qendër të bektashizmit është e mirëpritur por nuk mund të përdoret sipas interesave. Kjo ide është e pakonsoliduar. Idetë e tij janë aventura”, tha ai.

SHKARKO APP