”Shteti ka rënë”, Duma: U vërtetua që kriminelët shëtisin me makina të shtrenjta dhe të armatosur
Shqipëria është shenjestër e sulmeve kibernetike, që nuk po ndalojnë. Ndaj dhe deputetja demokrate Grida Duma, thotë se qeveria ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për sulmet, por që një deklaratë nga Microsoft bën me dije se që në maj ka ardhur një paralajmërim i tillë. Duma nënvizon se sot vërtetohet se kriminelët shëtisin me makina të shtrenjta dhe të armatosur.
”Unë mendoj që kjo është një çështje sensibël dhe media duhet të ndërgjegjësohet se nga publikimi mund ti bëhet dëm Shqipërisë, por u dënua dikush për patronazhistët, u hetuan krimet zgjedhore na kartat e identitetit?
Ku janë veprimet e hetimet? Ka përgjegjës sot për dobësimin e sigurisë kibernetike? Rrjetet sociale janë sot edhe më virale se mediat. Janë farsa e të pamundura të tilla masa. Dënimi më i madh është që bëhen publike të dhënat.
Emailet zyrtare, nëse janë të vërteta do të hapet një tjetër skandal. Fatkeqësisht i shkon folkut shqiptar që thotë e vërteta vonon po nuk harron. Sot vërtetohet se këtu shëtisin me kallashnikov e makina të shtrenjta të armatosur kriminelët.
Këtu vetëm shteti nuk di gjë. Ndërsa del se informacione paska pasur. Shteti bën sikur nuk ka ditur por mesa duket i ka ditur, masa nuk janë marrë, kjo është një rënie e shtetit në të gjitha mënyrat”.