Shteti më i ri ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Liberalizimi i vizave vite më parë u prit me entuziazëm të madh nga shqiptarët, ndonëse kjo vlen për vendet e zonës “Schengen”.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, është shtuar edhe një tjetër shtet me të cilin hiqen vizat.

Bëhet fjalë për El Salvadorin, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

VENDIM

Swiss Digital Mobile Reklama

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË EL SALVADORIT, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, ZYRTARE, TË SHËRBIMIT DHE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?