“Shteti në paralizë”, Kreu i Pajtimit të Gjaqëve: Në litar vrasësi i dy turistëve çekë

Kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani banor në të njëjtin fshat me vrasësin e 2 turistëve çek në emër të komunitetit tij rrëfen se ndihet i trishtuar për këtë krim monstruoz siç e quan ai.  Shullani rrëfen se ngjarja duhet trajtuar sipas zakoneve të kanunit, ku familja e të riut duhet të largohet nga fshati e t’i digjet shtëpia.

 Ndërsa si për ndëshkim për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, Shullani kërkon varjen me litar në fshatin Lotaj, teksa foli për “A1”. – “Unë flas jo si Kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes, por si banor i fshatit Lotaj, i lindur në atë fshat. Unë kërkoj dy gjëra se nuk njolloset një fshat as një krahinë për një njeri, për një kriminel të lindur. Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Unë kërkoj dy gjëra në bazë të zakonit kanunor të mblidhet fshati edhe ta nxjerrim nga fshati përfundimisht babën e tij dhe vllain e tij edhe mos të shkojnë në asnjë fshat tjetër sa të jetë zoti zot. Me i djeg shpinë e me i pre pemët në bazë të zakonit kanunor për turpërsinë që ka bërë. Ndërsa për problemin e paralizave të shtetit unë kërkoj varjen në fshatin Lotaj për djalin,”- u shpreh Nikoll Shullani.

SHKARKO APP