Shteti shqiptar do të prodhojë pasaportat dhe ID-të, nuk do jepen më me koncesion

Pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa prezantonte arritjet e institucionit që drejton dhe objektivat për 2023.

Çuçi tha se do të krijohet një kompani publike për të ofruar këtë shërbim pa zbuluar më shumë detaje.

Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën te shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim”, tha Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?