Shteti tregon versionin për vr@sjen e Eglit, Rama çuditet nga akuza e Prokurorisë

Skandaloze dhe të papranueshme cilësohen akuzat ndaj Policisë së Shtetit, nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, për tentativë fshehje të ngjarjes për vrasjen e Egli Progës më 10 gusht nga Denis Meçe në Pogradec. Kryepolici hedh poshtë tezën se ngjarja ndodhi për gjobvënie. Sipas tij, konflikti ka qenë i çastit, por sërish nuk e sqaroi se çfarë realisht ka ndodhur.

Debat të gjerë zuri edhe ndryshimi i veprës penale të bërë nga Prokuroria, e cila e dërgoi dosjen në gjykatë për masë sigurie për ”vrasje nga pakujdesia”. Kryepolici nuk e komentoi veprimin e Akuzës, por u kujdes disa herë të përsëris veprën penale ”vrasje me dashje” që blutë ia referuan prokurorisë ngjarjen.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se urgjenca e spitalit rajonal në Pogradec, shkoi për 7 minuta në vendngjarje. ”Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për 7 minuta nga momenti i marrjes së telefonatës për ndihmë. Menjëherë kanë bërë masazh dhe ventilim dhe i gjithë misioni në total dhe situata është menaxhuar me kod të kuq traumatik për 20 minuta”, dekaroi Brataj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kryeministri Edi Rama thotë se Policia dhe Urgjenca e kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm. Për më tepër, kryeministri mirëkupton çdo person që ndihet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga ana e Prokurorisë. Rama thekson se ”Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, tingëllon e pakuptueshme por shton se kjo nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?