Shtetrrethimi? Grumbullime e moskokçarje në periferi (VIDEO)

Kafja e një të riu zgjati përtej orës 10:00 të paradites, fundi i fashës orare që qeveria ka vendosur për lëvizjen e qytetarëve ndaj edhe njoftimin për t’u larguar drejtë banesës së tij, ja dhanë efektivët e Policisë së Shtetit.

E njëjta situatë edhe me këtë qytetarë që rradhët e kishin mbajtur më gjatë seç duhet në market, duke e detyruar që një shpjegim tja jap edhe efektivëve të kësaj patrulle policore pranë kodrave të liqenit artificial. Rrugët kryesore të kryeqytetit pas vendimit të qeverisë për të kufizuar lëvizjen e këmbësorëve u boshatisën.

Në to veç të pastrehëve mund të shihje vetëm qytetarë që nxitimthi nxitonin për në ambjentet e tyre të punës me mjete identifikimi. Ndryshe nga ajo që ndodh në qendër në periferi frika për koronavirus është më e ulët. Ky zotëri nuk e prishi qëtësinë e pushimit të tij edhe pas orës 10:00 të paradites. Zbatimi i vetëizolimit në Tiranë të paraqet dy forma të ndryshme të frikës nga koronavirus, me rrugë të boshatirusa në qendër dhe qëndrim moskokçarës në periferi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kontrasti i veteizolimit, rruge te boshatisura ne qender, moskokçarje ne periferi| ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?