“Shtetrrethimi” nga koronavirusi: Lista e 140 aktiviteteve që do të mbyllen dhe ato që do vijojnë
Ministria e Shëndetësisë publikon listën e aktiviteteve që do të lejohen dhe ato që do të mbyllen.
Lejohen të kryejnë aktivitetin vetëm në fashën e orës 05:00- 13:00 duke filluar nga e hëna datë 23 mars, pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe shumicë,pikat e tregtisë së barnave dhe produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.
Ndalohet ofrimi i shërbimit ndaj qytetaërve nga të gjitha aktivitetet përfshirë ata të përcaktuara në listën e tabelën e mëposhte duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunë deri në orën 05:00 të 23 marsit. Lista me aktivitetet e përcaktuara hyn në fuqi në orën 05:00 të 24 marsit
Punonjësit e institucioneve financiare të linjave prodhuese e ushqimore dhe të gjitha aktivitetet e lejuara sipas tabeles bashkëlidhur këtij urdhri do të lejojen të qarkullojën vetëm në itenerarin shtëpi – punë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë