Shtim vranësirash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Vranësirat gjatë pasdites do të shtohen duke rritur mundësinë që gjatë mbrëmjes dhe mëngjesi i nesërm të jetë me reshje shiu.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor-Juglindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC.