Shtimi i rasteve të rënda me Covid-19 te rina, Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja

Ditët e fundit, ekspertët në vend kanë bërë me dije se janë shtuar rastet e rënda me Covid-19 tek rinia. ”Kemi dyshime të forta që në Shqipëri qarkullojnë dhe variantet e tjera, por nuk ka ardhur konfirmimi nga laboratorët në Londër”. Kështu tha zv.ministrja Mira Rakacolli, e cila nënvizon edhe kjo duket edhe në infektimin e më shumë njerëzve dhe të rinjve.

Sa i takon vaksinimit, Rakacolli tha se janë edhe në bisedime me kompaninë Moderna, por edhe me vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit. Ajo deklaroi se procesi i vaksinimit mund të përmbyllet edhe para 14 muajve sikurse është objektivi për shkak të shtimit të dozave të vaksinave.

”Vaksinat do të jenë të certifikuara ne jemi në bisedime edhe për Modernën dhe ka vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit do të përdorim ato vaksina të certifikuara nga EMA e FDA dhe ato institucionet që është e sigurt. Në krahasim me vendet e rajonit jemi mirë. Përditë po sigurojmë doza dhe po rrisim të vaksinuarit. Në skenarin më të mirë mendojmë me ato që kemi të sigurta që vaksinimi mbaron pas 14 muajsh që nga janari, por jemi më optimistë se mendojmë daljen e vaksinave të reja dhe Pfizer ka shtuar kapacitetet dhe besojmë shumë që do të arrijmë ta bëjmë dhe më përpara”,-tha Rakacolli për ”A2cnn”.

Si drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se masat merren në bazë të të dhënave epidemiologjike, indikatorëve dhe në përputhje me situatën, duke shmangur pyetjen nëse do të kemi një karantinë tjetër. Krahasimi me një vit më parë, sipas saj nuk qëndron.

SHKARKO APP