Shtimi i rasteve të të infektuarve nxjerr policinë në rrugë, Ardi Veliu: Situata po rëndohet
Rastet e infektimit me kororonavirus në vendin tonë kanë ardhur në një numër shumë të lartë gjatë ditëve të fundit. Shumë qytetarë në vendin tonë vazhdojnë të neglizhojnë rrezikun nga ky virus duke mos mbajtur maskën dhe duke mos zbatuar distancimin social.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një prononcim për mediat foli për mosrespektimin e masave anticovid dhe neglizhencën e qytetarëve. Ai thotë se Policia e Shtetit është në terren dhe se nuk do të këtë asnjë tolerancë për qytetarët të cilët qarkullojnë pa maskë dhe për bizneset që shkelin rregullat e distancimit dhe orarin e mbylljes.
“Çdo ditë jemi duke kontrolluar dhe duke monitoruar masat por kjo situatë ka ardhur duke u renduar. Duke u munduar të sensibilizojmë dhe qytetarët të na mirëkuptojnë për shifrat e fundit si në gjithë Evropën edhe këtu tek në na detyrojnë që ne të veprojmë ndaj çdo njeriu që thyen rregullat e vendosura për pandeminë.
Nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë tolerancë zero për të gjithë qytetarët të cilët nuk respektojnë masat anticovid. Për ata që nuk vendosin maska nuk respektojnë distancimin social dhe detyrimet e përcaktuara në E.Albania përsa i përket distancave në lokal dhe oraret e mbylljes të lokaleve.
Ju bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve që Policia e Shtetit do të vazhdojë me seriozitet për të ndëshkuar çdo qytetar që nuk respekton këto rregulla.”