Shtohen masat disiplinore për maturën shtetërore, ja çfarë ndodh kur maturanti kapet me celular në provim

Një masë ndëshkimore të rëndë për ata maturantë që shkojnë në provim me celularë. Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit Rinisë e Sporteve i publikuar sot nga Ministrja Besa Shahini.

Sipas këtij vendimi, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti. #MaturaShtetërore2020”, shkruan Shahini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësimi i provimeve për maturën 2020 do të jetë elektronik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?