Shtohen masat në burgje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Masa të forta sigurie në të gjitha burgjet dhe paraburgimet në vend, për shkak të zgjedhjeve palamentare do do të mbahen të dielën e 11 majit.

Për të shmangur ngjarje të mundshme kriminale, si arratisje, apo raste të tjera, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit brenda në institucionet e vuajtes së dënimit, policia e Burgjeve në bashkëpunim me policinë e Shtetit ka rritur masat e sigurisë.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë për “News24” se në çdo fushatë zgjedhore ndiqet e njëjtat praktikë me qëllim garantimin erendit dhe sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në burgjet dhe paraburgimet në vend, kanë të drejtën për të votuar 3087 të dënuar apo paraburgosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga listat janë hequr emrat e të dënuarve apo paraburgosurve të cilëve Kodi Zgjedhor nuk iua lejon të ushtrojnë të drejtën e votës, për të shkak të veprave penale për të cilat janë dënuar apo janë aktualisht nën hetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?