Shtohen pacientët në terapi intensive, ja sa janë të intubuar në gjendje të rëndë

As preferencë moshe, e as gjinie. Koronavirusi po përhapet frikshëm dhe po merr jetë njerëzish, duke shënuar në vendin tonë, edhe viktimën më të re, një 21 vjeçare që e humbi betejën me sëmundjen.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar sot se situata në spitalin Infektiv paraqitet shumë serioze.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”- njoftoi Ministria e Shendetesise, duke bere apel te forte per ndergjegjesim, rritje te shtuar te kujdesit, evitim te kontakteve dhe mbajtje te detyrueshme te maskes ne ambiente te mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)
Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560
Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

SHKARKO APP