Shtohen rastet me koronavirus në Krujë, ja sa kanë rezultuar pozitiv nga 43 tamponë që janë bërë 24 orët e fundit

Kruja vazhdon të mbetet në zonat e nxehta të infektimit me koronavirus. Nga tamponët e marrë nga ISHP vijojnë të shtohen rastet me koronavirus në Krujë. Nga 43 tampone që janë bërë 24 orët e fundit, 3 persona kanë rezultuar të infektuar.

Burime nga ISHP, bëjnë me dije se janë 3 kontakte të personave të infektuar më parë në fasoneritë e qytetit.

Situata në Krujë dhe Fushë Krujë vijon të mbetet problematike me rastet që po shtohen çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Tiranës, Kruja ka numrin më të lartë të të infektuarve në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?