Shtohen shtrimet në Infektiv, specialistët: Pacientë, edhe 30 vjeçarë. Ja sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

Nuk ka asnjë preferencë moshe koronavirusi. Të dhenat e fundit nga Ministria e Shendetësisë, duhet të na bëjnë të reflektojmë mirë dhe të rrisim seriozisht vigjilencën, pasi virusi është kudo dhe mund të prekë secilin prej nesh.

Ministria e Shendetësisë raportoi sot se “vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç”.

Sipas te dhenava nga Infektivi, aktualisht ne kete spital po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines”- apeloi ministria.

SHKARKO APP