Shtohen të infektuarit me Covid-19, njerëzit injorojnë masat mbrojtëse

Rritja e rasteve me Covid-19, thuajse në të gjitha qytetet e vendit nuk po shoqërohet me ndërgjegjësim të njerëzve. Këto të fundit vazhdojnë të tregohen indiferentë ndaj masave mbrojtëse, madje nuk mungojnë as rastet kur me vetëdije të plotë shprehen se nuk janë dakord të mbajnë masa mbrojtëse, pasi nuk kanë parë ende persona të infektuar.

Në Elbasan, ditët e fundit po vërehet një shtim i rasteve të infektuar me koronavirus edhe në radhët e bluzave të bardha, ku mes 33 rasteve aktive që janë në këtë qytet, 8 janë personel mjekësor, prej të cilëve dy mjekë dhe 6 infermierë.

Edhe në Kukës qytetarët ende nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet për rrezikun e infektimit, pavarësisht shtimit të rasteve nga dita në ditë. Sipas drejtuesve të shëndetit publik në Kukës, shumica e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19 janë raste kontakti, por ka edhe vatra të reja. Aktualisht, në Kukës janë aktivë me koronavirus 32 persona.

SHKARKO APP