Shtohet staf te organet e Vetting-ut, ja sa i kushton shtetit

Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e tre organeve të Vetting-ut për shtim të stafit, me qëllim përballimin e fluksit të rritur të punës. Ndonëse këto organe kërkuan shtimin e personelit me 36 persona, deputetët e mazhorancës miratuan vetëm 24 prej tyre, gjë që u pranua edhe nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse.

Pjesa më e madhe e kërkesave kishte të bënte me nevojën për këshilltarë ekonomikë, si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ashtu edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerin Publik.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financës, kjo shtesë në personelin e organeve të Vetting-ut pritet t’i kushtojë arkës së shtetit rreth 40-50 milionë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbyllje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i sugjeroi komisionerëve të KPA-së një ritëm të shpejtë pune me qëllim që të mundësohet sa më shpejt ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?