Shtoi 2 kate pa leje tek Rana e Hedhun, pranga administratorit të kompanisë

Një 34-vjeçar, administrator i një kompanie ndërtimi është arrestuar pasi në një objekt ekzistues te “Rana e Hedhun”, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente. Sipas policisë në pranga është vënë A.N,  banues në Tiranë.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.      

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?