Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, çfarë pritet të ndodhë

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet ditën e sotme në orën 14:00 për të diskutuar në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Nuk dihet nëse do të ketë shtrëngim masash apo jo, por vlen të thuhet se ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se dimri do të sjellë më shumë masa kufizuese duke patur parasysh faktin se varianti “Omicron” po përhapet me shpejtësi në Evropë dhe jo vetëm.

Ministrja tha dje se janë duke u vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e tyre, prandaj do ketë një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë nga 1513 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 228 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?